Shkup, 21 janar – Kreu i VMRO-DPMNE-së, ka kërkuar që Qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të ndotjes së ajrit, njofton Koha.
Sipas tij, gjendja me ndotjen e ajrit është alarmante dhe se po humben jetë njerëzish, ndërsa qeveria merr hapa të zbehtë si një maskë për të mbuluar paaftësinë.
“Është e nevojshme të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Qeveria të ndalojë me demagogjinë e zbrazët dhe ajo e ka detyrim të mbrojë shëndetin e qytetarëve përmes zbatimit të masave primare dhe sekondare të propozuara nga komuniteti shkencor”, thotë Mickoski, në video porosinë e tij drejtuar Qeverisë, transmeton Koha.
Ai thekson se pasojat e dështimit të qeverisë me këtë problem, janë spitalet e mbushura me njerëz, fëmijë dhe të moshuar të cilët vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe shëndetit.(Koha.mk)