Kjo histori familjare tregon se, pa marrë parasysh se sa gati të bëheni baba, kurrë nuk mund të jeni gati. Ashley Nicole Williams dhe Aaroni Cade nga Baton Rouge, Luiziana kanë një vajzë të bukur dy-vjeçare me emrin London. Aaroni i tha disa ditë më parë Ashley-s se London ra në gjumë në veturë. E shqetësuar për gjëra të tjera, Ashley i tha atij që ta merrte nga vetura ashtu siç ishte dhe ta vendoste në shtrat. Dhe burri e bëri pikërisht këtë, duke e marrë këshillën e gruas bukvalisht, e mori Londonin me gjithë shtrat e vuri në shtratin e tyre në dhomë të gjumit. Përveç kësaj, ai u bë popullor në internet, edhe me rastin kur iu desh që ta veshte vajzën. Gruaja e kishte këshilluar se para se ta vendoste në shtrat t’i vishte pelena. Ai e bëri këtë, por në mënyrë të gabuar. Ja kishte veshur pelenën mbi pizhama. Mendojeni dy herë para se të vendosni të bëheni baba, nuk është aq e lehtë sa duket në shikim të parë!