Disa tifozëve të Liverpulit iu duhet të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë, duke qenë se ndaluan në Milano gjatë kthimit për në qytetin e tyre pas ndeshjes kundër Atletikos së Madridit.
Siç njofton “Liverpool Echo”, këto masa i janë komunikuar tifozëve që kishin mbërritur në Liverpul nëpërmjet aeroportit të Milanos, sepse Italia tashmë është vendi europian me më shumë raste të prekura nga koronavirusi 288.