Shkup, 8 nëntor – Britania e Madhe është mbështetëse e madhe e Maqedonisë, në vetvete shihet si një mik kritik ndaj Maqedonisë, si dhe se ata mbështesin gjithmonë kur është e mundur, si në vitin 2005, kur Britania kryesonte me Bashkimin Evropian dhe Maqedonia u bë anëtare-kandidat në BE. Kështu, siç raporton gazeta KOHA, ka thënë ambasadori i Britanisë së Madhe, Charles Garrett, në panel-diskutimin e organizuar nga Shoqata qytetare MOST me temë për ndarjen e partive politike nga shteti. “Një mbështetje të tillë ne mund dhe e kemi bërë, ndërsa mesazhet kritike mesazhet që dërgojmë ne, mendojmë se janë të nevojshme për nxitje të vendit ku duhet të lëvizin gjërat. Kjo do të thotë se ndonjëherë ne dërgojmë mesazhe të ashpra”, tha Garrett, duke aluduar në fjalimin e liderit të VMRO-së, Nikolla Gruevski, i cili në konferencën vjetore të Forumit të Grave të VMRO-së, akuzoi kundërshtarët politik, ambasadorët e huaj, gazetarët, Prokurorinë Speciale Publike dhe OJQ-të.