Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në ndeshjen Chelsea – Manchester City. Teksa po zhvillohej minuta e 117’të e takimit, portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga – nuk pësoi një lëndim të vogël, shkruan GazetaBlic, përcjell gazeta KOHA
Portieri i londinezëve, Kepa Arrizabalaga, ka refuzuar të dalë nga fusha e lojës pasi trajneri Maurizio Sarri donte ta zëvendësonte me portierin e dytë, Willi Caballero.
Numri një ka kërkuar zëvendësimin pas një dëmtimi dhe më pas ka ndryshuar mendje, duke shkaktuar zemërimin e trajnerit italian, i cili ka shpërthyer buzë fushës kundër portierit.
Sarri tentonte vazhdimisht dhe i kërkonte që të largohet nga fusha, por spanjolli nuk e dëgjoi dhe qëndroi deri në fund.
City fitoi këtë trofe pas ekzekutimit të penalltive, ku Kepa priti një të tillë, por nuk arriti të bëjë diçka më shumë dhe tani, ndoshta, faji do të shkojë edhe mbi supet e 21-vjecarit.
😳 – Have you EVER seen anything like it!?
Maurizio Sarri tries to substitute Kepa Arrizabalaga for Willy Caballero, but Kepa refuses to come off and Sarri is absolutely FURIOUS! 😡 pic.twitter.com/Q81v6ry3Kk
— Sky Sports Football (@SkyFootball) February 24, 2019