Një adoleshent nga India tronditi prindërit dhe të afërmit e tij kur u zgjua nga vdekja gjatë funeralit të tij. Kumar Marewad ishte dërguar në spital gjatë vikendit. 17-vjeçari ishte kafshuar nga një qen endacak një muaj më parë dhe ishte sëmurë shumë më pas dhe ishte shtruar në spital. Ai ishte vendosur në një ventilator dhe doktorët i kishin thënë familjes së tij se një infeksion ishte shpërndarë në trupin e tij, transmeton Gazeta Express. Kumar nuk pritej të jetonte nëse do të hiqej nga kabllot që e mbanin në jetë, raporton Times of India. Ai ishte transferuar në shtëpi nga familja e tij dhe pas një kohe të shkurtër ai kishte ndaluar së lëvizuri dhe nuk po merrte më frymë. Familja e tij besoi se ai kishte vdekur. Ata përgatitën funeralin e tij por djaloshi filloi të lëvizte përsëri, vetëm dy km para se të arrinin tek varrezat. Kumar i hapi sytë dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.