Debrecen bie nga elita e futbollit hungarez pas 27 vitesh. Barazimi i djeshëm me Paksi SE në shtëpi u ka dhënë atyre goditjen fatale dhe kjo nuk është pritur mirë nga tifozët e skuadrës kryeqytetase, që ka regjistruar suksese të rëndësishme këto vite.
Nga viti 1993, Debrecen ishte në elitë dhe fitoi 7 tituj kampion dhe 6 kupa, ndërkohë që dje futbollistët e panë veten në një siklet shumë të madh, pasi në shtëpinë e tyre duhet të fitonin dhe të shpëtonin nga rënia.