Po të nisemi nga zonat e thella të Amerikës së Jugut e të përfundojmë në Azi, ka gjithnjë momente të panumërt në futbollin botëror që ne vetëm duhet t’i shohim. Rasti i fundit vjen nga Etiopia, një ngjarje që dikush mund ta ketë parë ndoshta në një ndeshje fëmijësh në lagje.
Ka ndodhur jo më larg se tre ditë më parë në elitën e futbollit të Etiopisë në kontinentin afrikan. Në ndeshjen mes Fasil Kenema dhe Welwalo Adigrat, ka qenë portieri i skuadrës Welwalo që pasi priti një gjuajtje, e merr topin për ta hedhur para me dorë, por që përfundon në rrjetë.
Ndoshta do të jetë gafa e vitit, megjithatë, ky gabim i ka kushtuar rëndë skuadrës së tij. Walewalo Adigrat University ndodhet në vendin e 13 të tabelës, 2 pikë larg zonës së rënies, ndërsa Fasil Kenema pas koleksionimit të këtyre tri pikëve, ndodhet 4 pikë larg vendit të parë të tabelës.