Ndodh mrekullia, zëri i Francesco Tottit zgjon tifozen nga koma

27

Mrekullia ka ndodhur në Romë. Ilenia, futbolliste e Lazios por një tifoze e çmendur e Romës, ka dalë nga koma pasi ka dëgjuar një video-mesazh të Francesco Tottit, idhullit të saj.

“Ilenia mos u dorëzo, do t’ia dalësh, jemi të gjithë me ty”. Zëri i Francesco Tottit, ka bërë që rrahjet e zemrës të rriten dhe më pas ka ardhur zgjimi gradual i Ilenia.

“I dashur Francesco të presim? Të presim me padurim, Ilenia po të pret. Zëri yt fantastik, bashkë me pasionin, dashurin që Ilenia ka patur gjithmonë për Romën kanë sjellë zgjimin e saj”, njoftoi familja e Ilenia.

Comments are closed.