Shumica e politikanëve pëlqejnë që të flasin në parlament dhe kështu të dëgjohet zëri i tyre. Por, kështu nuk mendon edhe deputetja nga St.Gallen, Barbara Keller-Inhelder. Ajo nuk ka folur asnjëherë të vetme përgjatë 450 orëve të debatit që u zhvillua në Këshillin Nacional- Dhomën e Ulët të Parlamentit zviceran përgjatë kësaj legjislature.
Nuk ka folur, por gjithmonë ka qenë e pranishme. “Është një vendim i qëllimshëm, sepse të folurit në Parlament nuk ndryshon asgjë: vendimet veçse janë marrë përpara debatit nga komisionet dhe në takime grupore”, u shpreh ajo, raportojnë mediat lokale zvicerane, përcjell KosovaPress.
Fjalimet në parlament ajo i sheh si shfaqje teatrale për media, duke shtuar se preferon që të ketë debate bilaterale dhe të jetë aktive në atë se çka ndodh prapa skenës. Çmimi i parë për oratori i takon Karl Voglerof, njeriut që ka kaluar deri më tani më së shumti kohë në foltore. Koha e tij totale e fjalimeve është 499 minuta, apo tetë orë.