Ka dëmtime në fushë, por edhe… jashtë saj. Për një futbollist, çdo aspekt që lidhet me fizikun ndikon në karrierë dhe profesion. Këtë herë, një situatë delikate i ka ndodhur futbollistit shqiptar Besmir Balla që aktivizohet me Pavia në kategorinë e katërt. Lojtari është shtruar në spital pas një incidenti në shtëpi. Sipas analizave të para, do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të paktën 1 muaj.
Futbollisti shqiptar, protagonist në ndeshjet e fundit dhe sidomos daj Reggio Audace, ka rrëshqitur në shtëpi dhe ka pësuar frakturë në dorën e djathtë. i pafat shqiptari, që ishte dëmtuar edhe kohë më parë, këtë herë në fushë.