Premiera e dramës televizive “The Young Pope” në HBO, e ka shfaqur aktorin Jude Law krejtësisht të zhveshur. 44-vjeçari që luan rolin e papës u ka dhënë shikuesve më shumë se që kanë pritur. Ai e ka ekspozuar trupin teksa bënte dush në banjë, por kjo nuk ishte skena e vetme ky anglezi u ekspozua. Law, i cili luan rolin e Papës Pius XIII, është shfaqur prapë nudo duke hequr robdeshambrin para pasqyrës. “Teksa përgatitesha për rolin, fillimisht mendova se ishte e domosdoshme të mësoja për historinë e papës dhe Vatikanit”, ka thënë aktori për këtë serial.