Eden Hazard më në fund ka debutuar me Real Madridin në La Liga. Belgu u fut në fushë në pjesën e dytë në fitoren e Realit 3-2 ndaj Levantes, ndërsa ka thënë se ishte debutim i mrekullueshëm.
“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme të shikoja tifozët që më duartrokisnin, është një stadium i bukur ku ëndërroja të luaja që nga fëmijëria”, tha Hazard. “Shpresoj se ky është fillimi i një faze të re, pozitive për mua. Shpresoj të jap më të mirën, së bashku me shokët e ekipit dhe të arrijmë një shumë fitore dhe trofe”, përfundoi belgu.