Tërmet me intensitet prej tre ballëve sipas shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë mbrëmë në ora 23 e 37 minuta në juglindje të Maqedonisë, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit metematiko-natyror në Shkup. Epiqendra e tërmetit ka qenë 180 kilometra në juglindje të Shkupit, në Greqinë fqinje, me magnitudë prej 4,5 ballë sipas shkallës Rihter.