Shkup, 2 shkurt – Në Maqedoni sot në mëngjes përkundër tërmetit në Shkup u regjistrua edhe një tërmet tjetër në rajonin epiqendror të Ohrit.
Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyror njoftoi se tërmeti në Ohër është me magnitudë prej 2,1 ballësh sipas Rihterit dhe është ndjerë në orën 02:26 minuta. Tërmeti është me epiqendër në 10 kilometra në lindje nga Ohri.
Sipas Observatorit sizmologjik në Shkup në mëngjes në orën 08:03 u regjistrua një tërmet me epiqendër në vetëm disa kilometra në lindje të rajonit qendror.
Tërmeti është me magnitudë prej 2,4 ballësh sipas Rihterit dhe është ndjerë nga popullata në Shkup dhe në rrethinë.