Java e 20-të e IPKO Superligës së Kosovës kulmon me duelin Prishtina-Ballkani. Në kryeqytet do të përballen kryesuesit e klasifikimit me rivalin e tyre më të rrezikshëm në garën për titull. Ballkani për momentin ndan vendin e parë me Dritën që ka luajtur një ndeshje më shumë, ndërkohë që Prishtina që në 2020-ën regjistron vetëm fitore, ka 3 pikë më pak.
Blend Baftiu dhe Arbër Hoxha dy prej talenteve të Ballkanit do të sfidojnë ish-skuadrën e tyre pasi në të kaluarën kanë qenë pjesë e Prishtinës. Stadiumi Fadil Vokrri në orën 17:00 do të jetë i mbushur plot e për plot për faktin se në fushë do të zbresin dy skuadra që synojnë titullin.