Tani jam në Liban, një vend ku janë të strehuar numri më i madh i refugjatëve për kokë banori në botë. Kriza ekonomike dhe prania e më shumë se një milion sirianë në vend kishte rezultuar në mobilizimin e kapaciteteve dhe potencialin e të rinjve në përgjigje të vendit – të paktën në sektorin humanitar ku bëj pjesë unë dhe kjo ishte përvojë e mirë për mua për të mësuar
Quhem Erlin, jam një 29-vjeçare e cila braktisi vendin e saj për të arritur qëllimet e saja profesionale. Pas magjistraturës jashtë vendit, u ktheva në Maqedoni për të nisur karrierën time profesionale dhe për të kontribuar në shoqërinë time. Energjia dhe dëshira ime për të kontribuar u ngulfatën menjëherë pas mbërritjes, derisa isha përballur me vështirësitë që lidhen me hyrjen në tregun e punës.
Pas 6 muajsh kërkimi të vazhdueshëm të punës, më punësuan. Nuk ishte karriera që doja, por më thënë se duhet të jem e lumtur që kam një punë. Kalova 2 vjet në vendin tim. Mësova dhe u zhvillova shumë profesionalisht, por në të njëjtën kohë, ndjeja se nuk duhet të jem e kënaqur me më pak se ajo që synoja. Përvoja ime në Maqedoni është se kapacitetet dhe motivimi i të rinjve shpeshherë janë të thyera. Mosha, gjinia dhe kontaktet që posedon, janë ende të rëndësishme në aspektin të asaj se ku jeni dhe sa do të përparoni në karrierën tuaj. Menjëherë pas kësaj, fillova të aplikoj për punë jashtë vendit dhe fitova punën time të parë në një organizatë ndërkombëtare jashtë vendit.
Jeta dhe puna jashtë vendit sjellin një numër sfidash. Isha larg nga familja dhe miqtë e mi dhe nga ajo që unë e konsideroja si një zonë rehatie… por gjeta pjekurinë time profesionale dhe personale. Mungoja për ditëlindjet, dasmat dhe festimet e njerëzve të afërt, por përmbushja qëllimet e karrierës dhe ajo më jepte elan për të vazhduar.
Tani jam në Liban, një vend ku janë të strehuar numri më i madh i refugjatëve për kokë banori në botë. Kriza ekonomike dhe prania e më shumë se një milion sirianë në vend kishte rezultuar në mobilizimin e kapaciteteve dhe potencialin e të rinjve në përgjigje të vendit – të paktën në sektorin humanitar ku bëj pjesë unë dhe kjo ishte përvojë e mirë për mua për të mësuar.
Është e rëndësishme të dallosh përvojën time të emigrantëve nga ajo e një personi që ka lënë vendin e tij/saj për shkak të luftës ose frikës nga persekutimi. Megjithatë, duke biseduar me refugjatë dhe emigrantë të shumtë të rinj, kuptoja se qëllimet tona afatgjata dhe ëndrrat kanë shumë pika të përbashkëta. Ne të gjithë përpiqemi për vetë-realizim – në një mjedis të sigurt dhe të begatë. Mesazhi im për të rinjtë është: mos ndaloni kurrë të punoni drejt arritjes së qëllimeve tuaja, çfarëdo qofshin ato. Universi ka mënyrën e vet të shpërblimit të atyre që ndjekin ëndrrat e tyre. Në rastin tim, unë u shpërbleva me karrierën që gjithmonë e desha, dhe punoj më njerëz prej të cilëve mund të mësohet rreth rezistencës dhe forcës.
(Rrëfimet janë të mbledhura nga aktivistë të shoqatës Legis, dhe mbështeten nga GIZ në emër të BMZ. Publikohet në bashkëpunim me gazetën KOHA. Pikëpamjet e shprehura në këtë rrëfim nuk përputhen domosdoshmërisht me pikëpamjet e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammmenarbeit (GIZ) GmbH)