Sulmi ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja ka tërhequr vëmendjen e politikës dhe medias. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja në “Real Story”, në lidhje me atentatin, transmeton gazeta KOHA.
Sipas gazetares, Muharremi i njohur ndryshe si “Rumi” ka shkuar në restorantin ku ndodhej Ndoja, pa e ftuar ky i fundit. Ajo shpjegon gjithashtu se gjatë rrugës automjeti i Ndojas ndiqej nga makina e Rrumit, në formë eskorte.
“Ndoja ka drekuar në një restorant dhe pas tij është futur Andi Maloku. Më pas krejt rastësisht në restorant ka ardhur edhe Land Muharremi, i paftuar. Këtë gjë e kanë vërtetuar edhe tabulatet telefonike, që ata të dy bashkë nuk kishin shkëmbyer asnjë mesazh. Rrumi ka shkuar me makinën e tij dhe është futur në restorant.
Më pas Muharremi ka hipur në makinë e Ndojas, ndërsa automjeti i tij u shkoi nga pas dhe drejtohej nga një tjetër person. Këto detaje nuk kanë dalë,”- u shpreh Lala.(koha.mk)