Ndihmoni ekonominë, respektoni masat

24

Ne ballkanasit nuk jemi gjerman të disiplinuar, por nëse dëshirojmë që të mbajmë sadopak nën kontroll epideminë, duhet të ndihmojmë sadopak që fqinji jonë me një dyqan të vogël apo edhe berberi, rrobaqepësi, elektricisti, suvatuesi, kamerieri dhe zanatlinjtë e tjerë të kenë të mundur të fitojnë pagën e tyre mujore

Nga Fisnik PASHOLLI

Para një muaji kryeministri i Pakistanit, Imran Kan, kishte një intervistë mjaft interesante në televizionin Al Jazeera. Ai ndër të tjerash theksoi se në muajt e kaluar nuk kanë menduar aspak për një mbyllje të ekonomisë për të luftuar pandeminë . Mos mbylljen ai e shpjegoi me punën me mëditje të më shumë punëtorëve në Pakistan. Apo thënë , ndryshe shpjegoi se mbyllja e ekonomisë do të rriste edhe më tej varfërinë e popullatës që varet mjaft edhe nga puna dhe pagesa ditore.

Në rastin tonë, që është shumë ndryshe në çdo aspekt nga Pakistani, megjithatë një gjysmë mbyllje, kufizim i lëvizjes, na ndodhi në muajt e parë të pandemisë . Edhe pse rastet e të infektuarve dhe numri i rasteve tragjike që kanë humbur jetën në ditët e fundit shënon shifra të mëdha dhe të trishtueshme , megjithatë një mbyllje mbetet vetëm një opsion përfundimtar kur nuk ka rrugë tjetër të menaxhimit të kësaj krize të vështirë shëndetësore, financiare dhe ekonomike. Masat për mbrojtje dhe parandalimin e zgjerimit të pandemisë tani i dinë edhe fëmijë t e vegjël. Distanca sociale, maska dhe pastërtia e duarve. Të thjeshta, por vështirë të zbatueshme në Ballkanin Perëndimor.

Një mjek nga Kosova para disa muajsh tha se nëse qeveria ju thotë gjermanëve mbani maskë edhe gjatë fjetjes, ata do të bëjnë këtë pa hezitim. Në Maqedoni dhe rajon, vërshojnë informacionet për murtajën e re të shekullit 21 , të gjithë nga pak dimë dhe kuptojmë se si zhvillohet së mundja, se si shërohet. Ballkani çdo herë ka qenë dhe është pre edhe e teorive të ndryshme të konspiracionit , që kë tu kanë gjetur të truall të pjellor për tu zhvilluar. Si ka ardhur kjo sëmundje, prej nga ka dalë r, a është armë biologjike apo jo , apo është zhvilluar në ndonjë laborator, apo ka ardhur thjesht nga natyra. Si përhapet , si i sëmuret një pjesë të popullatës, të rinj apo të moshuar, cilat organet të trupit dhe si i sulmon , tani vështirë se mund të japin përgjigje edhe mjekë t që janë në linjë n e parë të frontit.

Mirëpo virusi është aty, dhe bën kërdinë me ekonomitë e të gjitha shteteve. Në rastin tonë, kemi më pak para nga mërgimtarët që nuk vijnë në vendlindje, më pak qarkullim ekonomik, më pak punë edhe të zejtarë ve, kafiterive, punëtorive, zejtarëve e deri tek fabrikat më të më dha. Më pak para në qarkullim sjell më pak tatime në arkën e shtetit, që duhet të mbulohen me borxhe tjera.

Mbetet që të jemi më të disiplinuar në respektin e masave, të ndihmojmë edhe bluzat e bardha në punën e tyre me aq sa mundemi duke respektuar masat. Ne ballkanasit nuk jemi gjerman të disiplinuar, por nëse dëshirojmë që të mbajmë sadopak nën kontroll epideminë, duhet të ndihmojmë sadopak që fqinji jonë me një dyqan të vogël apo edhe berberi, rrobaqepësi, elektricisti, suvatues, kamarieri dhe zanatlinjtë e tjerë të kenë të mundur të fitojnë pagë n e tyre mujore. Mos shkoni më larg, vetë m mendoni se sa më shumë zgjat epidemia do të jetë më rëndë për të gjithë. Sa më shumë respektojmë masat që askush nuk i dëshiron, na acarojnë nervat dhe na ngrenë tensionin, aq më shpejt dhe më pak vështirë si do të tejkalojmë kë të situatë të vështirë, deri në daljen e vaksinës.