Shkup, 7 prill – Shtetet e Bashkuara përmes donacionit të USAID dhuruan 1.1 milion dollar amerikan ndihmë Maqedonisë së Veriut si përkrahje të përpjekjeve të saj për luftimin e COVID-19. Prej tyre, 600 mije dollar amerikan janë të dedikuar në përkrahje të përpjekjeve të Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) në ndalimin e mëtutjeshëm të përhapjes së novel coronavirusit dhe uljen e ndikimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut.
Aktivitetet e OBSH-së do të përqendrohen në :
- Përgatitjen e laboratorëve kombëtare për testime në shkallë të gjëre për COVID 19,
- Rritje te aftësive të ekipeve për reagim të shpejtë për detektim dhe mbikqyerje të personave të infektuar me COVID 19, trajnim dhe paisje të ekipeve për reagim të shpejtë për hulumtim të rasteve dhe ndjekje të kontaktave të cilat i kanë pasur personat të infektuar, parandalim dhe kontrol të infekcionit në objektet shëndetësore,
- Ndihmë në zbatimin e planeve emergjente për testim të personave që arrijnë në vend nëpërmjet pikave të ndryshme hyrëse si aeroporte apo pikave tokësore kufitare,
- Përmisim të kujdesit spitalor, njëkohësisht duke minimizuar riskun e transmetimit të infekcionit të të tjerët,
- Përmisim të formave të komunikimit me qëllim që publiku të informohet me informata të besueshme dhe të vërteta se si të mbrohen vet dhe të tjerët.
Me qëllim shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit, Ambasadorja e SHBA-ve ju bashkangjit Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipce dhe Përfaqësuesit të OBSH-së Jihane Tawilah në video thirje dhe diskutuan për këto përpjekje të përbashkëta në luftimin e COVID-19.
“Sot, ne e shpallim donacionin të dhënë Organizatës Botërore Shëndetësore e cila drejpërdrejt do të përkrahë përpjekjet e Qeverisë në luftën kundër Covid 19 pandemisë. Ky donacion është pjesë e përgjigjes së Shtetëve të Bashkuara ndaj kërkesës për ndihmë dhe i lidhet historisë së gjatë miqësie, partneriteti dhe aleance ndërmjet dy vendeve tona “-theksoj Ambasadorja Kate Marie Byrnes.
Përfaqësuesi i USAID për Maqedoninë e Veriut Erik Janowksy iu bashkua komenteve të Ambasadorës për punëtorët shëndetësor dhe iu faleminderoj Ministrit të Shëndetësisë për përpjekjet e tij të palodhshme për mbrojtje të qytetarëve. Ai shtoi që ne jemi të kënaqur për mundësinë të cilën e kemi që të kontribojm me këto fondë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për përkrahje të përpjekjeve këtu në Maqedoninë e Veriut si pjesë e partneritetit tonë afatgjatë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce ana e tij theksoj që në emër të të gjithë profesionistëve shëndetësor, i faleminderojm Shtetet e Bashkuara për donacionin e tyre në vlerë 1.1 milion dollar amerikan të dedikuara për luftën kundër KOVID 19. Ai shtoi që SHBA ka qenë dhe eshtë aleat i ynë i afërt dhe që ne në Ministrin e Shëndetësisë vazhdojmë të jemi të përkushtuar në ofrimin e ndihmës ndaj secilit në këto momente të vështira.
Sot është ditëlindja e OBSH-së – ditë të cilën e festojm çdo vjet si Dita Botërore e Shëndetit. Sivjet ne jemi mirenjohjës dhe ju shfaqim respekt të gjithë punëtorëve shëndetësore për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, posaçërisht motrave medicinale dhe akusherëve. Ato janë shtyllat e secilit sistem shëndetësor. Ato janë prezente në çdo moment, prej lindjes së jetës dhe deri në fund të saj. Ne e faleminderojm USAID-in për ketë vepër të solidaritetit, e drejtuar kryesisht në mbështetje të punëtorëve shëndetësor në vijën e parë të frontit kundër virusit, duke siguruar që ti kenë mjetet dhe aftësitë e nevojshme për mbrotje të vetvetës dhe të kontrollit të infekcionit në të gjitha institucionet mjekësore jo vetëm në qëndrat e mjekimit – theksoi nga ana e tij Përfaqësuesi i OBSH-së në Maqedoninë e Veriut Dr. Jihane Tawilah.
Informata shtesë
Gjatë 20 viteve të kaluara, Shtetet e Bashkuara kanë investuar afër 11.5 milion dollar amerikan vëtëm në sistemin shëndetësor, dhe më shumë se 738 milion dollar amerikan në total si asistencë për Maqedoninë e Veriut, duke bërë ndryshime pozitive në numër të madh fushash duke përfshirë sigurinë, bujqësinë, shoqërinë civile, zhvillimin ekonomik, krijimi i vendeve të punës, ndërmarrësi të femrat dhe arsimim.
Për dekada, Shtetet e Bashkuara në nivel botëror kanë qenë siguruesi më i madh bilateral të asistencës për shëndetin publik. Prej 2009, në nivel botëror, taksapaguesit amerikan bujarisht kanë vendosur në dispozicion më shumë se 100 bilion dollarë amerikan asistencë për shëndetin publik dhe më shumë se 70 milion dollar amerikan në asistencë humanitare. Kjo bujari është e theksuar edhe në kontributin tonë ndaj disa prej partnerëve kyqë botërore, që përshin kontributin e SHBA-ve ndaj OBSH i cili në 2019 tejkaloi 400 milion dollar amerikan, gati dyfish më shumë se kontributi i shtetit të 2-të anëtar për nga madhësia. Për shkak që kercënimi i një sëmundje infektuese në një vend mund të jetë kërcenim për te gjitha vendet, SHBA bën thirje që edhe donatorët tjerë të kontribojnë në luftën globale kundër COVID 19.(koha.mk)