Shkup, 21 maj – Shoqata për Edukim “Vllaznia” ka vazhduar me aktivitetet humanitare edhe në këtë muaj të ramazanit. Që në fillim të muajit, “Vllaznia” ka shpërndarë mbi 500 pako me produkte ushqimore për jetimët dhe familjet në nevojë, ndërsa po realizon edhe aktivitetin Shporta e Ramazanit që realizohet në qytetin e Kumanovës në bashkëpunim me Forumin Rinor Islam.
Së fundmi, në bashkëpunim me organizatën turke Gjysmë Hëna e Kuqe realizuan një iftar të përbashkët për fëmijët jetim dhe familjet e tyre, ndërsa u ndanë pako me produkte ushqimore, si dhe disa dhurata modeste. Ky ishte aktiviteti i parë i përbashkët në mes të dy organizatave, kurse nga drejtuesit e të njëjtave u potencua nevoja dhe gatishmëria e bashkëpunimit në të ardhmen, si në sferën humanitare, edukative dhe kulturore.