Ndihmë nga Gjermania për realizimin e projekteve të infrastrukturës së ujit

Shkup, 20 dhjetor  – Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës Federale të Gjermanisë sot do të nënshkruajnë Marrëveshje për bashkëpunim financiar për vitin 2017, e cila përfshin realizimin e dy projekteve kyçe.

Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, bëhet fjalë për Programin për ujitjen e luginës jugore të lumit Vadrar – faza 2 dhe Programi për ujësjellës dhe kanalizim – faza 2, marrëveshjet për financimin e të cilëve gjithashtu do të nënshkruhen sot.

Me nënshkrimin e marrëveshjes, Qeveria gjermane përmes bankës KFV ndan nëntë milionë euro mjete të pakthyeshme për realizimin e të dy programeve të rëndësishme zhvillimore për Republikën e Maqedonisë.