Shkup, 3 dhjetor – Ministria e Mbrojtjes propozoi, ndërsa Qeveria në mbledhjen e sotme pranoi t’i ndahet ndihmë humanitare Republikës së Shqipërisë, e cila përbëhet prej 3.716 batanijeve, për nevojat e të pësuarve nga tërmeti në Shqipëri, transmeton gazeta KOHA.
Siç kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, qeveria sot e miratoi edhe procedurën për negociata për nënshkrim të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për hapje të Vendkalimit të ri kufitar “Llojan-Miratoc”.
Në mbledhjen e qeverisë u miratua edhe informata për nënshkrimin e Marrëveshjes për grant për furnizim të instrumenteve muzikore dhe pajisjes për zë dhe ndriçim të Operës nacionale.(koha.mk)