Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë i ndau ndihmë financiare prej 30.000 denarësh familjeve të viktimave në aksidentin rrugor të autobusit.
“Në këto momente të vështira të humbjes së personave më të afërt, në shenjë solidarizimi dhe si gjest humanizmi, familjeve të viktimave Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë do t’i ndajë ndihmë financiare prej 30.000 denarësh për çdo familje, njoftojnë nga Kryqi i Kuq i RM-së.
Në njoftim shtohet se Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë duke e realizuar misionin e tyre humanitar do të vazhdojë edhe më tej me ndihmën dhe përkrahjen e familjeve të viktimave dhe qytetarëve të lënduar.(koha.mk)