Një studim i ri sugjeron për ngritjen e nivelit të besueshmërisë tek adoleshentët, e cila mund të ngritët pasi që ju mund ti ndihmoni fëmijët e huaj apo edhe familjarët e tyre dhe kjo gjë mund të ndikoj në rritjen e miqësisë tek adoleshentët. Në qoftë se, disa fëmijë vendas i zgjasin dorën disa të huajve për t’i ndihmuar, kjo gjë mund të ndikojë në përmirësimin e vetëbesimit tek adoleshentët dhe të rrisin besimin, thuhet në këtë hulumtim. Ndërsa adoleshentët shfaqnin sjellje pozitive për shoqërim , si ndihmë, ndarje dhe ngushëllim ndaj të huajve, këta të fundit fitojnë një vetëbesim më të lartë. Autorja e këtij studimi Laura Padilla-Walker e cila është profesoreshë në Universitetin Bringhman Young në SHBA tha se ky studim na ndihmon për ta kuptuar më mirë se si të rinjtë ndihmojnë të huajt për marrëdhëniet e tyre shoqërore. Hulumtimi i botuar në Journal of Adolesence ka përfshirë 681 adoleshentë, 11-14 vjeç, në dy qytete amerikane.