Shkup, 1 janar – Shërbimi për Ndihmë Mjekësore Emergjente me mjekim shtëpiak në përbërje të IPSH “Shtëpia e Shëndetit Shkup”- Shkup, gjatë festave të Vitit të Ri do të punojë 24 orë.
Ndihma Mjekësore Emergjente për festë disponon me 10 ekipe mjekësore dhe tetë ordinanca kujdestarie për mbrojtje shëndetësore në turnin e tretë, të dielën dhe për festa në Poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Hasanbeg, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë, Idadia dhe Bit Pazar.
Çdo ditë do të funksionojë edhe Njësia për vizitë në shtëpi.
Shërbimi për Ndihmë Mjekësore Emergjente rekomandon: marrjen e rregullt të terapisë tek të sëmurët kronik, kujdes gjatë konsumit të ushqimit, konsum të matur të pijeve alkoolike që të shmangen pasojat e padëshiruara, helmim prej alkoolit, rrahje dhe aksidente, veçanërisht i bëhet apel popullatës së re dhe minorene për mospërdorimin e pijeve alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit, si edhe përmbajtje prej përdorimit të mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve për shkak të shmangies së lëndimeve të padëshiruara si djegie dhe të tjera më të rënda.