Ndihma e Shpejtë Mjekësore në Maqedoni është shërbim, i cili funksionon në kuadër të Shtëpive të Shëndetit, ndërkaq buxheti i caktohet nga Fondi për Sigurim Shëndetësor varësisht ekipeve mjekësore. Për një ekip mjekësor, buxheti vjetor arrin vlerën 177.000 denarë në muaj, e cila shfrytëzohet për paga bruto të ekipit mjekësor – mjekë, motra medicinale dhe vozitës të autoambulancave.
Prej vitit 2016, autoambulanca nuk ka në punkte në Çento, Gjorçe Petrov, Draçevë, Petrovec, Çuçer Sandevë, Gllumovë të Shkupit, kurse mbulesa dhe dhënia e shërbimit shëndetësor sigurohet nga ana e punkteve tjera të NSHM-së.
Sa autoambulanca në funksion ka Ndihma e Shpejtë? Sa janë të vjetra, e sa të reja?
Sa punkte të Ndihmës së Shpejtë punojnë e sa jo?
A është zgjidhje privatizimi i Ndihmës së Shpejtë?
Në kërkim të një zgjidhje, që ky shërbim mjekësor të jetë “Më afër” qytetarëve, “Koha më afër” hulumtoi problemin dhe kërkojë përgjegjësi nga autoritetet. Flasin Besim Koka, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Asim Musa, zëvendësministër i Shëndetësisë, dhe ata që luftojnë me kohën për të arritur në vendin ku duhet të jepet ndihma e parë, apo shpëtohet një jetë.