Ndihen lëkundje, në vendin tonë. Ku ishte epiqendra e tërmetit dhe sa ishte madhësia e tij!

165

Lëkundja është ndjerë në Tiranë, por zgjati pak sekonda. Sipas EMSC, magnituda paraprake vlerësohet 3, shkalla Rihter. Epiqendra ishte 25 Km në veri të Durrësit si dhe 34 km në veriperëndim të Tiranë.

Në epiqendër ka pasur një thellësi 10 km, çka bër që lëkundja të ndihej e të krijonte panik, por fatmirësisht vala zgjati 2 deri në tre sekonda.

Këto lëkundje vojnë pas lëkundjeve të forta, që u ndjenë sot në Greqi.

Tërmeti me magnitudë 5.9, sipas EMSC, goditi rajonin e Kretës.

Sipas dëshmive, lëkundjet afër epiqendrës ishin të forta, ndërsa fatmirësisht tërmeti ka zgjatur vetëm pak sekonda.

Në epiqendër tërmeti pati një thellësi 45 km, çka kjo e bëri më të ulët intensitetin në sipërfaqje.

Epiqendra e tërmetit ishte 57 km në juglindje të “Iaákleion”, Kretë, zonë me një popullsi mbi 100 mijë banorë.

Kujtojmë se pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar, lëkundjet u pasuan edhe në Kretë. Sipas ekspertëve, është shkarkuar e njëjta valë sizmike, pasi dy vendet ndodhen në një zonë sizmiologjike, por duket se edhe pas shumë muajve energjia e akumuluar ende nuk është shkarkuar.

Comments are closed.