101 minuta lojë, pesë gola, dy penallti 100 dhe një ndeshje e çmendur. Kjo është përmbledhja që mund t’i bëhet sfidës së zhvilluar pasditen e së dielës në “Goodison Park”, aty ku Evertoni ka fituar 3-2. Dhe të mendosh se pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0.
Çmenduria ka filluar në minutën e 46-të të pjesës së dytë, me Riçarlison, një nga zbulimet e këtij viti në kampionatin anglez, që ka kaluar në avantazh miqtë, të cilët kanë dyfishuar në të 64-ën me Kabasele. Tri minuta më vonë ka ardhur reagimi i vendasve, të cilët kanë ngushtuar diferencat me Niasse dhe kanë barazuar në të 74-n me Kalvert Levin. Kur dukej se takimi do të mbyllej në barazim, Everton ka fituar një penallti në minutën e 90-të, që është transformuar në gol nga Baines dhe ka përmbysur rezultatin në favor të vendasve. Por, nëse mendoni se ky ka qenë fundi i emocioneve, gaboheni rëndë. Në fakt, në minutën e 101-të ka qenë Vatford që ka fituar një penallti dhe në pikën e bardhë është paraqitur Kleverli, ish-lojtar i Everton, i cili e ka gabuar, duke dërguar në delir ekipin dhe tifozët e Everton.