Tifozët mysafirë u lanë të përgjakur ndërsa dhuna tronditëse shpërtheu në ndeshjen mes Barnsley dhe Leeds të dielën. Problemi shpërtheu në stadiumin ‘Oakwell’ të Barnsley, pasi Leeds kaloi epërsinë përmes të huazuarit nga Arsenali, Eddie Nketiah, në minutën e 84′. Festimet u përhapën në disa pjesë të stadiumit, duke rezultuar në përleshje me policët lokalë, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta Koha.
Grushta nga tifozët mysafirë dyshohet se janë hedhur në sigurimin rreth stadiumit të Barnsley, derisa u desht intervenimi i policisë lokale. Problemet vazhduan ndërsa ndeshja ishte në prag të përfundimit, pasi Leeds shënoi një gol të dytë nga penalltia për të siguruar një fitore 2-0.
Një tifoz dyshohet se ka vrapuar rreth perimetrit të fushës nga skaji i largët për të kërcënuar tifozët vendas, por u rrëzua nga oficerët. Disa tifozë u lanë të përgjakur nga dhuna, derisa shumë të tjerë përfunduan të arrestuar. /Lajmi.net/