Në një intervistë për “Eurosport”, supertalenti norvegjez i futbollit, Erling Haaland ka folur për ndeshjen që ndryshoj karrierën e tij dhe për atë se si Ole Gunnar Solskjaer e ka ndihmuar atë.
Bergen, korrik 2018. Molde, që për trajner e kishte Ole Gunnar Solskajerin, po vizitonte Brannin dhe në përbërjen bazë e kishte Erling Braut Haalandin.
Tinejxheri ishte në presion për shkak të rasteve të humbur në javët e kaluara. Por ajo që pasoj ishte e jashtëzakonshme. Haaland shpërtheu duke shënuar katër gola në 20 minutat e parë të ndeshjes së javës së 15-të të kampinatit të Norvegjisë në futboll.
“Kur shikoj prapa, ishte vërtetë kohë e çuditshme, fillimi i vitit 2018. Ajo ndeshje në një mënyrë u bë pikë kthese në karrierën time, nëse mund të thuhet ashtu”, ka thënë Haaland (19) për Eurosport.
mund t’iu them se si ishte për mua. Po mundohem të kujtoj, kemi luajtur ndaj Kristiansundit dhe kemi pësuar 1:0. Kam humbur rast i vetëm përballë portierit, në fund të ndeshjes”, ka vazhduar Haaland. “Më pas kemi pasur një javë pushim. Kam stërvitur me Fredrik Aursnes, vëllain tim, Eirik Hestadin dhe një shok. Ishim në Marbella ku po ushtronim shumë, duke perfeksionuar bashkëpunimin dhe marrëdhënien tonë shoqërore dhe duke u rrezitur. Më pas kemi luajtur ndaj Stabaekut në shtëpi, nëse kujtoj mirë. Kam pasur rast të mirë dhe kam goditur vërtetë mirë, por ishte goditje më mes të portës. Kam ndier se diçka po më bllokonte. Por më pas diçka ndodhi kur ekipi ushtroj në Lubbenes në javën në vijim, në qendrën stërvitore të Moldes me bar. Është dashur të takohemi me Brannin, liderin e klasifikimit që ka luajtur në fushë me bar natyral. Branni ka pranuar fare pak gola atë edicion. Ishte frustruese për mua si sulmuesi i ri, çdo gjë shkonte kundër meje në stërvitje. Isha i vetëm me portierin. Ole Gunnar Solskjaer po krosonte për mua, ndërsa unë po humbisja çdo rast. Më kujtohet se Ole më tha: Mendoj se do të startosh në këtë ndeshje, kështu që bëhu gati”, ka treguar Haaland, që tashmë vlerësohet prej sulmuesve më të rrezikshëm në botën e futbollit.
Pas një jave të vështirë në stërvitje, Haaland është ndier mirë pas udhëtimit, ndërsa në nxemje ka kuptuar se do të jetë ndeshja e tij. Gjyshërit e tij ishin në tribunë.
“Dhe më pas shënova katër gola”, ka thënë Haaland. “Harrova të tregoj, para ndeshjes Solskjaer dhe unë kemi bërë disa ushtrime për përfundim të aksioneve. Jo vetëm krosime. Kujtoj që ai më ka mësuar disa rregulla të lehta. E para ishte për prekjen e topit. Që mos të shfrytëzoj shumë forcë dhe të mundohem të shkatërroj portën apo portierin. Kujtoj se kam menduar për atë dhe ishte diçka e re që po më tregonte ai. Kam stërvitur në atë drejtim, por pa shënuar. Të paktën e kisha atë gjë në kokën time pas seancës stërvitore”.
Para se koronavirusi të ndërpriste futbollin, Haaland po shkëlqente te Borussia Dortmundi. Ndërkohë Solskajer është trajner te Manchester Unitedi. Dortmundi vlerësohet të jetë stacion i përkohshëm për sulmuesin. Ai shpejtë pritet të kaloj te ndonjë top-skuadër evropiane, për dëmshpërblim të majmë.