Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, foli para medieve në prag të ndeshjes së kthimit me Barcelonën, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League. Në ndeshjen e parë United u mund me rezultatin 1-0 në “Old Trafford”, teksa për ndeshjes e së martës mbrëma trajneri norvegjez preku këto pika:
Përmbysja – “Kujtimi nga ndeshja e PSG-së do të ndihmojë lojtarët dhe skuadrën. Ne e dimë që jemi në gjendje të kthejmë gjërat në anën tjetër. ‘Camp Nou’ do jetë i vështirë, por ne jemi në disavantazh të një goli dhe jo më shumë se sa ishim ndaj PSG-së”.
VAR – “Debati për VAR do të vijojë, fatmirësisht është përfshirë për mirë, penalltia ndaj PSG-së për 50% ishte penallti dhe për pjesën tjetër nuk u duk si e tillë”.
Sanchez – “Kur Alexis është në fushë ai dëshiron të tregojë sa vlen, nuk ka luajtur prej kohësh për shkak të një dëmtimi, por ai është rikuperuar dhe ai ka luajtur këtu me Barcelonën”.
Rivalët – “Do të jetë një përpjekje kolosale, Barça është më e mira në vitet e fundit, por ne duhet të jemi të përqendruar në mënyrë që Busquets të mos gjejë Messin përsëri si në golin e parë”.
Pikat kyçe – “Ne shënuam kundër PSG-së pas dy minutash, është e rëndësishme të shënojmë së pari sepse papritmas do të ishim në barazi dhe kundërshtari do të ndryshonte, siç ndodhi në Paris, dhe pastaj një shkëmbim golash do të na sjellë dobi ne”.
Pogba te Reali? – “Po presim të shohim nivelin e madh që do tregojë, jo nëse do largohet. Nuk kam dijeni nëse Pogba do të largohet”.