Çfarë nuk bëhet për të tërhequr vëmendjen ne epokën e rrjeteve sociale. Tre vajza daneze kanë ndjekur një ndeshje të kampionatit në Danimarkë me rroba banje në një vaskë me hidromasazh dhe kjo nuk është e vetmja e veçantë. Ajo ndeshje, në fakt është luajtur në dëborë.
Temperaturat kanë qenë shumë nën zero dhe tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit, përveçse kanë ndjekur sfidën, kanë pasur mundësinë të admirojnë edhe këto tre tifozë të bukura, të cilat kanë konsumuar edhe disa birra të ftohta akull, që nuk ishte e nevojshme të mbaheshin në frigorifer.
Kjo ka qenë një reklamë e goditur për skuadrën e Hobro IK, por gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë në fushë sepse Copenhagen ka fituar 2-0 falë golave të Fischer dhe Falk.