[adning id="476476"]

Ndërtoi pa leje brenda vijës së verdhë në Ksamil, arrestohet 51-vjeçari

26

Një 51-vjeçar është vënë në pranga i akuzuar për ndërtim pa leje në Ksamil, Sarandë.

Sipas policisë shtetasi me inicialet A, C., dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, brenda vijës së verdhë, 1 objekt me konstruksion gipsi, në lagjen nr. 1, Ksamil.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Sarandë

Vijon puna për evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që ndërtojnë pa leje.

Ndërtoj pa leje brenda vijës së verdhë në Ksamil, vihet në pranga 1 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me IVMT bashkia Sarandë, kanë konstatuar në lagjen nr.1, Ksamil, një objekt të ndërtuar pa leje.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit A. C., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, brenda vijës së verdhë, 1 objekt me konstruksion gipsi, në lagjen nr. 1, Ksamil.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.