Shkup, 7 maj – Në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm pritet të ndërtohet tubacioni dhe rezervuari për ujë në Komunën e Zhelinës, me të cilin plotësisht do të zgjidhet problemi me furnizimin me ujë në 18 vendbanime.
“Investimi është në vlerë prej 665 mijë euro, të siguruara përmes huas nga Banka Investuese Evropiane (BIE). Realizuesit dhe mbikëqyrja informuan se ndërtimi rrjedh konfom afateve të dhëna dhe presim të përfundojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, i cili sot inspektoi në punët ndërtimore.
Sugareski potencoi se projekti është shumë i rëndësishëm për të gjithë komunën, në të cilën prej 18 vendbanimeve, vetëm në njërën plotësisht është rregulluar furnizimi me ujë.
“Përmes këtij projekti do të krijojmë kushte që ta zgjedhim këtë problem që të mundësojmë në periudhën e ardhshme vendbanimet e tjera normalisht të furnizohen me ujë”, tha Sugareski.
Ai shtoi se ndërtimi i sistemit për furnizim me ujë në Zhelinë është pjesë e përcaktimit programor të Qeverisë për sigurimin e nivelit të lartë të mbulimit në territorin e Maqedonisë me rrjet të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Siç informoi ministri i Transportit, në vijim është realizimi i dhjetë projekteve në vlerë prej 3,3 milionë euro për ndërtimin dhe rikontruktimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve. Gjithashtu, me mjetet e BIE, tashmë janë lidhur marrëveshje për ndërtimin dhe mbikëqyrje rë 11 projekteve në vlerë të përgjithshme prej 4,4 milionë euroi, ndërsa në fazën e procedurës tenderiale janë tetë projekte me vlerë të përgjithshme prek, 3,9 milionë euro.
Sipas Sugereskit, nga linja kreditore nga BIE në dispozicion mbesin rreth 12 milionë euro.
“U bëjmë thirrje të gjitha komunave të cilat ende kanë në dispozicion mjete të shpejtojnë dhe të dorëzojnë projekte të gatshme deri te Ministria që të mund t’i realizojmë. Për këtë shkak apeli ka të bëjë deri te të gjithë kryetarët e komunave të cilët ende i kanë në dispozicion këto para”, deklaroi Sugareski.