Ndërtohet rezervuar për furnizimin me ujë në Zonën industriale Mamutçevë

0

Veles, 4 korrik –  Në fshatin Mamutçev të Velesit ndërtohet rezervuar për furnizimin me ujë në zonën Industriale “Mamutçev” që është një prej parakushteve kryesore të funksionojë zona Industriale Mamutçevë nga e cila përfitime do të kenë komuna e Velesit dhe komuna e Lozovës.

Fjala është për ndërtimin e një rezervuari uji për nevojat e zonës industriale Mamutçevë. Vlera totale e projektit është 8,7 milionë denarë, nga të cilat afro shtatë milionë denarë janë siguruar nga Programi për zhvillim rajonal të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale. Mjetet tjera në vlerë prej 1.7 milion denarë sigurohen nga komuna e Velesit.

Në fazën e dytë do të ndërtohet tubacion që lidh rezervarin me zonën industriale, që kap vlerë prej 13.5 milionë denarë, prej të cilave 7.5 milionë denarë janë nga Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe 6 milionë denarë nga komuna e Velesit.

Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski, sot, së bashku me kryetarin e komunës së Velesit dhe njëherit kryetar i rajonit planorë të Vardarit, Ace Kocevski dhe udhëheqësin e Qendrës për zhvillim rajonal, Marko Kolev, vizitoi zonën industriale Mamutçevë në Veles, ku me mjete nga Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe bashkë-financim nga komuna e Velesit realizohet projekti “Përmirësimi i standardit jetësor i qytetarëve në rajonin planorë të Vardarit përmes ndërtimit të sistemit të furnizimit me ujë në zonën industriale Mamutçevë, të komunës së Velesit ” .

“Me mbështetje financiare të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale, komuna e Velesit punon për përmirësimin e ambientit të biznesit në gjithë rajonin planorë. Qëllimi është që të sigurohen të gjitha kushtet e nevojshme, që zona industriale Mamutçevë të bëhet më konkurruese, ndërsa investitorët ta konsiderojnë si mundësi të mirë për të realizuar planet e tyre të biznesit, tha kryetari i komunës së Velesit, Ace Kocevski.

Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski sot vizitoi rajonin planorë të Vardarit ndërsa në Veles hapi Konferencën kushtuar sfidave të zhvillimit të barabartë rajonal të organizuar nga Ministria e vetëqeverisjes lokale me mbështetje të qeverisë zvicerane.

“Zhvillimi lokal dhe rajonal është prioritet i Ministrisë së vetëqeverisjes lokale. Deri në fund të vitit na paraprinë një agjendë dinamike për zhbllokimin e proceseve, duke përgatitur një strategji të re për zhvillimin rajonal, thellimin e procesit të decentralizimit duke transferuar kompetenca të reja dhe burimet financiare për krijimin e një mjedisi më të mirë për zhvillim lokal dhe rajonal”, theksoi ministri Milevski.(koha.mk)

Comments are closed.