Gara për ndërtesën më madhështore në botë ka arritur në lartësi të mëdha e madje ka filluar që të marrë kthesa. E dizajnuar për “The Big Bend”, që është një kullë e hollë në formë të shkronjës “U”, do ta transformojë Manhattanin përgjithmonë. E përshkruar si “ndërtesa më e gjatë në botë”, projekt koncepti ka zbuluar një qiellgërvishtës i cili pasi arrin majën, kthehet nga poshtë, ndërsa ka një sistem të liftit i cili mund të udhëtojë nga brenda saj, në mënyrë horizontale e unazore.