Kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev pret që ndërtesa e re e gjykatës të hapet më 31 mars – Ditën e jurisprudencës. Në takimin e sotëm me gazetarët, Xholev tha se presin që të përfundojnë procedurat në Kadastër dhe të merret leje për lëshim në përdorim. “Objekti i ri i Gjykatës Penale do të ketë 25 salla gjyqësore dhe kushte shumë më të mira për punë. Ndërkohë po pritet të përfundojnë procedurat në Kadastër dhe të merret leja për lëshim në përdorim”, theksoi Xholev.