Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Rifat Bejta.
Bejta ishte i njohur si ciceroni i parë në kompleksin “Adem Jashari”.
Lajmin për vdekjen e Bejtes e bëri të ditur djali i tij.
“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot ndërroj jete me i dashuri ynë babai Rifat Bejta. Vorrimi bëhet ne ora 17:00 sot 02.04.2019 në fshatin Prekaz lagja Brahaj. Me pikëllim të thellë Familja Bejta”, ka shkruar Safet Bejta.
Pas këtij lajmi ka reaguar presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të njohur dhe veteranit të UÇK – së, Rifat Bejta. Familjes së tij i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton AktivPress.
I prekur nga ky lajm është treguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“U ndjeva i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e mësuesit dhe veteranit të UÇK-së nga Prekazi, Rifat Bejta. Për shumë vjet pas luftës mësuesi Rifat ishte ciceron në kompleksin memorial Adem Jashari. Përmes zërit të tij, plot kulturë e njohuri, miliona njerëz e dëgjuan rrëfimin për Epopenë e Prekazit. Do ta mbajmë në mendje gjithmonë si njeri të vlerave dhe përkushtimit atdhetar”, ka shkruar Veseli.