Shkup, 18 shkurt – Në Klinikën universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, ka ndërruar jetë një pacient 85-vjeçar me bronskopneumoni masive, si komplikim nga gripi i tipit AH1. Pacienti kishte edhe demencë dhe paraprakisht edhe tuberkulozë, informuan nga ky institucion publik shëndetësor.
Ky është rasti i dytë i vdekjes nga komplikimet e gripit pas javës së kaluar kur një vajzë ndërroi jetë në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve.
Nga Reparti për mjekim intensiv, siç theksojnë nga Klinika, në gjendje të rrezikshme për jetën është një pacient 38-vjeçar, i cili ka bronkopneumoni masive dhe është në ventilim mekanik me grip të konfirmuar të tipit AH1.
Nga Klinika për sëmundje infektive theksojnë se tek ata janë të hospitalizuar 47 pacientë me pasqyrë klinike të gripit dhe komplikime, nga të cilat katër janë të konfirmuara në laborator. Janë kontrolluar 38 pacientë me pasqyrë klinike të gripit nga të cilët dy pacientë me bronkopneumoni si komplikim janë ndaluar për mjekim spitalor. Pjesa më e madhe e pacientëve janë të moshës nga 15 deri 64 vjeçare. (koha.mk)