Ish-trajneri meksikan, Ignacio Trelles Campos ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha.
Campos kishte qenë trajner i Meksikës në tri Kampionate Botërore.
I njohur si “Don Nacho”, ai kishte drejtuar Meksikën në 117 ndeshje ndërkombëtare. Ai ishte gjithashtu edhe trajner i Meksikës edhe në dy Lojëra Olimpike – 1964 dhe 1968.