Ndërron jetë kampioni i dyfishtë i botës në snoubord, Alex Pullin

38

Kampioni i dyfishtë i botës në snoubord, Alex Pullin, ka vdekur të mërkurën ndërsa kishte dal për peshkim me shtizë në vendlindjen e tij në Australi, njofton BBC.

Pullin 32-vjeçar është gjetur pa ndjenja në plazh në Gold Coast të Australisë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore në vend të ngjarjes, por nuk ka qenë e mundur të ringjallet.

Pullin mbajti flamurin e Australisë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike dimërore të vitit 2014 në Sochi. Ai kishte fituar titujt e botës në vitin 2011 dhe 2013. Fitoi edhe një të bronztë në Botërorin 2017.

Comments are closed.