Kërçovë, 23 nëntor – Sot në orët e pasditës ka ndërruar jetë gazetari kërçovar, Refik Zenku. Gazetari Zenku ka ndërruar jetë si pasojë e korona virusit.
Nga pandemia ishte prekur në pjesën e dytë të muaj Tetor dhe për katër javë ka qenë në gjendje kome. I nderi më herët ka vuajtur nga një sëmundje në mushkëri. Gazetari Refik Zenku ka qenë gazetar shumëvjeçar në Tv Gurra dhe Agjencinë Informative të Maqedonisë – MIA, si koronspodent nga Kërçova.
Redaksia e Gazetës Koha shpreh ngushëllime për familjen Zenku, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.