Ndërron jetë e moshuara, u mbyt nga hajduti për 8 dollarë

0

Një e moshuar 106-vjeçare është rrahur për vdekje brenda shtëpisë së saj në Brazil. Antonia Conceiçao da Silva ishte vetëm në shtëpi kur dikush hapi një vrimë në çati për të hyrë brenda. Ngjarja ndodhi në qytetin Feira Nova.

Sipas raportimeve të mediave, gjyshja po flinte në dhomën e ndenjes ndërsa nipi i saj ishte shkuar në një festë. Trupi i saj u zhvendos në disa cepa të shtëpisë teksa hajduti po kërkonte sende me vlerë. Policia raportoi se vrasësi i dyshuar vodhi vetëm 8 dollarë në çantën e saj, para se të arratisej.

Raportimet e policisë tregojnë se në trupin e 106-vjeçares kishte dhe shenja të mbytjes. Nuk dihet ende numri i personave që kanë bërë këtë krim, por policia ka nisur hetimet.

Comments are closed.