Shkup, 22 janar-Ish hendbollisti i Klubit të Hendbollit “Rinia”-Shkup, Arsim Idrizi, pas një sëmundje të rënda, para disa orëve ka ndërruar jetë, raporton gazeta KOHA. Varrimi i të ndjerit siç kanë informuar të afërmit do të bëhet ditën e mërkurë, në varrezat e Butelit. (koha.mk)