Muskat, 11 janar – Sulltani i Omanit, Kabus bin Said, njëri nga liderët më jetëgjatë në Lindjen e Afërt, ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare.
Këshilli ushtarak i Omanit kërkoi nga familja qeveritare të emërojë trashëgimtar, duke pasur parasysh se sulltani nuk ka fëmijë.
Përfaqësues zyrtarë të Omanit kumtuan se ministri i Kulturës Hetam bin Tarik al Said është emëruar lider i ri i këtij shteti arab.
Për shkak të vdekjes së sulltanit Kabus, në Oman është shpallur tre ditë zie, ndërsa flamujt do të jenë të ulura në gjysmështizë 40 ditë.