Uashington, 11 prill – Ish-sekretari amerikan I Mbrojtjes, Remzi Kllark, I cili e mbështeste lëvizjen për të drejta qytetare në SHBA, ndërsa më vonë ishte pjesë e ekipit ndërkombëtar të avokatëve të cilët e mbrojtën Sadam Hyseinin, ndërroi jetë në moshën 93-vjeçare.
Fondacioni dhe biblioteka e emëruar sipas presidentit amerikan Lindon B. Xhonson, ër të cilin ka shërbyer, kumtoi në Tuiter për vdekjes e Remzi Kllark, funksionar I lartë lojal dhe ish-sekretar I Mbrojtjes prej vitit 1967 deri në vitin 1969.
Presidenti kuban Migel Dias-Kanel shprehi respekt për Kllarkin, duke e përshkruar si “njeri të sinqertë I cili qëndroi pranë nesh në betejat vendimtare dhe I dënoi padrejtësitë e mëdha të kryera nga vendi I tij në mbarë botën”.
Në periudhën kur ishte sekretar I Drejtësisë, Remzi Kllark hollësisht e vëzhgonte zhvillimin e Ligjit për mbanim të drejtë, një seri ligjesh kundër diskriminimit në banim dhe punësim, dhe ishte kundër dënimit me vdekje. Më pas u bë kritik I ashpër I intervenimit ushtarak amerikan jashtë vendit, nga Vietnami deri në Irak. Angazhimi I tij politik e shtyu të mbështesë disa kauza kontroverse, duke iu bashkangjitur komiteteve për mbrojtje të individëve, si ish-diktatorin irakian Sadam Hysein dhe imamin islamist egjiptian Omar Abdel Rahman. Ai gjithashtu ishte një ndër këshilltarët juridik të Sllobodan Millosheviqit para gjykimit të tij para Gjykatës ndërkombëtare penale në Hagë.