Shkup, 17 nëntor – Pas një sëmundjeje të rëndë sot ka ndëruar jetë njëra ndër këngëtaret më të njohura të muzikës folklorike dhe popullore në rajonin e Pollogut, Hanife Sejfullah – Reçani.
Këngëtares së ndjerë talentin dhe zërin i’a kishin zbuluar ende pa i mbushur 12 vjeç, ku mësuesit e saj ishin përkrahësit dhe shtytësit më të mëdhenjë që ajo të bëhet një këngëtare e vërtetë dhe me vlera të larta.
Disa nga këngët e saj të njohura ishin: “Bien tri dairet”, “Prej Tetove në Gostivar”, “Moj fusha e Korabit”, ” I hipa vaporit”, “Kënga e çobanit”, “Kënga e bilbilit” etj.
Mes tjerash, në qershor të vitit 2016, veterania e këngës shqipe u shpall edhe qytetare nderi në Komunën e Gostivarit.