Ish-presidenti kolumbian, Belisario Betankur, një nga fillestarët e luftës kundër perandorisë narkotike të Pablo Eskobarit, ndërroi jetë dje në spital.
Pas lajmit për vdekjen e tij u lajmërua në Tuiter edhe shefi i tanishëm i shtetit, Ivan Duke, i cili shkroi se ndjen keqardhje të thellë për humbjen e mikut të tij të madh, trashëgimia e të cilit politike, historike dhe kulturore do të jetë shembull për të gjitha gjeneratat e ardhshme.
Gjatë disa ditëve të fundit shpesh spekulohej me vdekjen e ish-presidentit Betankur, kështu që në një nga ato informata të rrejshme besoi edhe nënpresidentja e Kolumbisë, Marta Lusia Ramirez, e cila të enjten, gabimisht kumtoi se ish-presidenti ka ndërruar jetë, ndërsa më vonë kërkoi falje publikisht.
Betankur ishte konservator, i cili ishte në funksionin e presidentit prej vitit 1982 deri në vitin 1986. Ai ishte lideri i parë i cili filloi bisedime me kryengritësit majtistë. Gjatë mandatit të tij u përball me dhunë të shkaktuar nga tregtia me drogë dhe sulmin më vdekjeprurës në historinë e Kolumbisë, marrjen e Pallatit të drejtësisë, që ndodhet në qendër të Bogotës, nga ana e narko kartelit të Pablo Eskobarit me ndihmën e lëvizjes majtiste M-19. Nga ajo dhunë jetën e humbën 100 persona. a