Ka ndërruar jetë aktori e humoristi i njohur Blerim Peci. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij Fehmi Ferati, të cilët për një kohë të gjatë aktruan bashkë në “Show Meselation”. “Herët bre Bel, shumë para kohe me shkru këtë lajm për ty”. Rand shumë e randë bre! Njoftojmë miqët, shokë, familjarë e bashkëpuntorë se Blerim Peci sot ndërroi jetë!”, ka shkruar Ferati në Facebook. Peci ka qenë aktor në emisionin “Vikendi” i cili shfaqej në RTK.
Vdekjen e tij e pritën me pikëllim të gjithë. Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, kanë ngushëlluar familjarët e Pecit. “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e parakohshme të aktorit nga Mitrovica, Blerim Peci. Kosovës do t’i mungojë humori dhe krijimtaria e tij artistike. Ngushëllime familjes Peci dhe gjithë komunitetit të artistëve”, ka shkruar Thaçi në Facebook. Njëjtë edhe Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjarët e aktorit, për të cilin tha se ishte i madh në vepra. “Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Blerim Pecit. Shumë i ri në moshë. I madh në vepra. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqëve të tij!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.